Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata gjthmonë kujdeset për jetën private, që ta mabjë larg syrit të medies.
Por pavarësisht kësaj, së fundmi në medien rozë po përflitet se këngëtarja po jeton një lidhje dashurie të mundshme.
Dhe pyetja e parë që do të bëni ju është se kush "ia ka vjedhur zemrën" Elvanës?
Sipas Icon Style, Elvana Gjata ka nisur një romancë me inxhinierin Elson Bajrakurtajn.
Në media u bë e ditur se Elsoni është inxhinier, jeton në Londër e po ashtu ka marrë pjesë në filmin e Elvanës dhe Ermalit “2 Gisht Mjaltë 2”. Inxhinieri është gjithashtu mik me Blerim Destanin dhe Noziy-n.
Duket se Elvana ka lënë pas historinë me Ervin Matën dhe po shijon romancën me Elsonin, mirëpo e gjitha kjo e ka një ‘kleçkë’. Sipas faqes ‘Vipat e Bllokut’, partneri i Elvanës rezulton se është i martuar, por gjithsesi kjo mbetet për t'u parë në ditët në vijim.