Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë ndër çiftet më të famshëm të botës së spektaklit.
Të suksesshëm në karrierë por edhe me biznes, ata kanë kohë por edhe mundësi që t’i bëjnë pushimet atje ku duan.
“Mbusheni jetën tuaj me përvoja, jo me gjëra. Keni histori për të treguar dhe jo gjëra për të treguar! Qëllime familjare”, shkruan Ami krahas fotove që ka publikuar në rrjetet sociale, nga pushimet në Maldive. ️