Shirley Arica është një nga modelet më të famshme në Peru, e cila së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Truth or Dare”, ku ajo që tha shkaktoi panik në komunitetin e futbollit të vendit.
Modelja (pa u presionuar veçanërisht nga prezantuesja) zbuloi se ishte në një festë private me futbollistët peruan Cristian Cueva (ish-lojtar i Rayo Vallecano), Luis Advincula (Boca Juniors) dhe Yoshimar Jotun, i cili luan për Sporting Cristal.
“Aty mund të ndodhte çdo gjë, ishte një festë e lirë me shumë alkool dhe shumë kërcim”, tha modelja 35-vjeçare, ndërsa vijoi të përshkruajë mënyrën sesi tre futbollistët iu afruan.
“Personi i parë që më afroi ishte Cueva. Ishte i kujdesshëm dhe zotëri, donte të më dehte, por e humbi kohën kot, se nuk dehem kollaj. Pastaj kërcenim dhe e vërteta është se ai kërcen bukur. Jotuni, natyrisht, ishte më i pashëm dhe më interesant, por ai nuk më kushtoi vëmendje. Pastaj Cueva më çoi në banjë, u puthëm, fillova ta shihja atë më të pashëm. Nuk e di nëse fajin e ka pasur alkooli, por nuk mërzitem".- rrëfeu ajo.