Showbiz

Artjon Bakaj kritika Eglit: Njerëz si ai më bëjnë alergji, skizofreni e frikshme për famë!

Shkruar nga Liberale

Artjon Bakaj kritika Eglit: Njerëz si ai më bëjnë alergji,

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Artjon Bakaj. Ai ka komentuar mbi ngjarjet e fundit të ndodhura në “Big Brother VIP 4”, si dhe ka dhënë mendimin e tij për katër finalistët e jo vetëm…

"Për sa i përket Eglit, mendoj se është shembulli i gabuar që duhet të promovohet. Unë kam një antipati dhe kanë filluar më bëjnë dhe alergji njerëzit që saktifikojnë çdo gjë për të arritur diçka. Sakrifikojnë imazhin, sakrifikojnë atë familje për të cilën thanë se u rifutën për të çuar dinjitetin në vend. Nuk e di, nuk jam fare krah këtyre. Domethënë, dikush bën një kërkesë për dasmë dhe kjo është direkt për ‘po’. 
Njerëzit nuk gjykohen kur janë të dashuruar…"

Njerëzit nuk gjykohen kur janë të dashuruar…

"Unë do bëj një analizë edhe të dashurisë, edhe të rifutjes. Unë nuk di dashuri që ty të bënka kaq keq, të çon në një pikë shumë të rëndë tënden psikologjike, ti del, na kthehesh pas 9 ditësh dhe je totalisht e çliruar nga këto emocione dhe e kthjelluar, me fjalët e familjes, me fhalët e atyre që të duan dhe rikthehesh për të sjellë diçka tjetër. Unë di që trajtimet psikologjike duan gjashtë muaj e sipër për t’u bërë. Nëse Egli si ‘super sajane’ na del, na përkëdhel trurin, na kthehet për të sjellë diçka ndryshe dhe arrin në këto nivele sërish, duke fjetur me këtë djalë, duke bërë të gjitha gjërat që ka bërë dhe në fund dasmën… Patjetër që donte ta bënte, sepse Egli dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes. Është e sëmurë për famë. Unë e kam parë me një skizofreni për famë shumë të frikshme. Madje edhe para një jave kur kemi qenë në emision tek Bieta Sulo, “Ftesë në 5”, e kam thënë që mos u habisni nëse ndodh një dasmë midis këtyre dy personave, se bëhet fjalë për çiftin më të kompletuar që mund të ketë patur ndonjëherë “Big Brother” në katër edicione, ku të dy janë të çmendur dhe sakrifikojnë çdo gjë për famë dhe për të arritur atje ku dëshirojnë."

 

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH