Showbiz

“Aktorë me lot krokodili”/ G Bani paralajmëron eliminimin e Valbonës

Shkruar nga Liberale
“Aktorë me lot krokodili”/ G Bani paralajmëron eliminimin

G Bani ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh që ka ngritur dyshime mbi fatin e një prej konkurrenteve më të përfolura të “Big Brother VIP Albania”. Në një postim në Instagram, ai ka lënë të kuptohet se Valbona do të largohet nga shtëpia këtë të martë.

“Del Valbona,” shkruan G Bani në postimin e tij, duke shoqëruar mesazhin me një tekst të gjatë, ku flet për lojën dhe strategjitë brenda formatit. Reperi ka kritikuar ata që, sipas tij, shesin dashurinë dhe ndjenjat për përfitime personale, duke i krahasuar me “aktorë me lot krokodili”.

Të martën mbetet për t’u parë nëse parashikimi i G Banit do të bëhet realitet, apo nëse Valbona do të arrijë të sigurojë qëndrimin në garën për çmimin e madh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH