Showbiz

" U mërzita kur e pashë duke qarë atë", çfarë e përloti G-Banin në shtëpinë e BBV?

Shkruar nga Liberale
" U mërzita kur e pashë duke qarë atë",

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” mes Danjës dhe G-Banit. Ky i fundit shkoi të pyeste banoren se pse ndërhyn gjithmonë te debatet e tij.

Banorja nuk e priti mirë reagimin dhe menjëherë nisi një debat ku toni i zërit ishte i lartë dhe nuk munguan as ofendimet.

Në këtë debat, banorja shpërtheu në lot dhe i tha G-Banit se nëse ai nuk del të martën, do t’a ketë punën keq me të.

Pasi Valbona dhe disa banorë të tjerë e morën Danjën dhe e nxorën në oborr për t’u qetësuar, G-Bani ka shkuar te krevati i tij dhe ka qarë.

:Asaj i kam dhënë të drejtë si banore, i kam dhënë respekt si banore, lëre pëlqimin, lëre ndjenjën. U zgjodha lider dhe i dhashë imunitet. Unë nuk jam cenuar që ma ka thënë pa shtyllë kurrizore, lolo, i ardhur nga pylli, fyell”, tha G-Bani gjatë një bisede me Aldon, i cili shtoi se nuk donte t’a shikonte Danjën me lot në sy.

“E vetmja gjë që u mërzita ishte se e pashë atë njeriun duke qarë, për gjë tjetër nuk më intereson fare”, tha G-Bani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH