I ftuar në “Pardon My French” fituesi i edicionit të parë të BBV Ilir Shaqiri, zbuloi në Top Albania Radio më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e tij si kryetar jurie në edicionin e dytë të spektaklit më të njohur të kërcimit në vend “Dancing With The Stars” dhe gjithashtu ka folur edhe për Big Brother VIP që pritet të nisë këtë të shtunë duke qenë se ai është edhe fituesi i edicionit të parë.
"Mendoj që 'BBV' duke pasur këtë lloj diapazoni kaq të fuqishëm dhe të menjëhershëm tek njerëzit të arrij të përcjellë atë që ne si shqiptar jemi. Jo ne si shqiptarë zihemi ose grindemi. Unë jam përpjekur t’i kufizoj, mund të kisha thënë shumë më shumë, mund të kisha përdorur edhe një zhargon ndoshta më të rëndë, dinamikat janë nga më të ndryshmet dhe të nxjerrin nga vetvetja dhe ndodh që mund të tejkalohet masa e të folurit. Por ajo që uroj është që BBV mos të tranformohet në një show personal. Për mendimin tim nuk duhet të personifikohet në personin që ti je por duhet menduar që je përballë miliona teleshikuesve" tha balerini i njohur.