Letërsi

Vitrina e Librit/ Preç Zogaj: Poezia “rregjistron” shpirtëroren, pa të jeta do të ishte shumë e varfër 

Shkruar nga Liberale

Vitrina e Librit/ Preç Zogaj: Poezia “rregjistron”

Preç Zogaj, poeti, shkrimtari dhe publicisti i njohur rrugëton nëpër të gjithë librat e tij me poezi. Nga zhgënjimet e 19-vjeçarit që nuk ia pranuan vëllimin për botim, te poezitë e para të botuara në gazetën “Drita”, librat e tij që frymëzuan breza poetësh e deri te krijimet e vona poetike.Në vëllimin poetik, “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”, Zogaj mbledh së bashku krijimtarinë poetike të 40 viteve, 1984-2024, duke iu qasur tematikave të larmishme.

Vitrina e Librit, nën drejtimin e Monika Stafës, është rubrika e përjavshme në Top Channel e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse dhe i ftuari i javës ishte studiuesi Preç Zogaj. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të çdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore.

I pyetur se si ndihesh pas një kohe të gjatë, teksa  ka shkruar e botuar shumë libra me poezi,  Zogaj thotë: 

 “Përgjigja më klasike që të vjen në mend është se ndihem i realizuar. Megjithatë, gjithmonë e përsëris me vete  se poezitë më të bukura ende nuk i kam shkruar. Nga kjo pikëpamje ndihem edhe i papërmbushur. Më vjen ndërmend një thënie shumë e njohur e poetit Rabindranath Tagorës, nobelist  indian, i cili edhe pse në moshë të thyer, thoshte “tani jam gati të filloj”. Por koha nuk të jep pafund kohë. Për momentin  jam shumë i lumtur me “Ne çdo pasqyre na sheh mekati”, libri ilibrave të  mi.

Duk iu përgjigjur pyetjes për  burmet e frymëzimit në fillime e tij, Zogaj tha:  

Jam frymëzuar, pikësëpari, por edhe gjithmonë nga librat, nga krijimtaria e të tjerëve.  Nga libra, krijuesi shkon natyrshëm te motivet e jetës që e rrethojnë. Temat e poezisë sime  ishin ato te  lidhjeve me njerezit e mi më të dashur,  me natyrën, me  dijet e reja, me magjepsjen rinore, me flirtet….

Në vijim Zogaj u pyet për  figure e gruas në poezinë e tij. Ai tha se “gratë  janë në qender të librave të mi poetikë.  Gratë janë muza. 

Preç Zogaj e gjen më tepër veten në poezi apo në prozë? Ishte një pyetje tjetër.   

 “Së fundmi i kam ekuilibruar, por për një kohë të gjatë kam shkruar më shumë poezi. Kritika,  poetët, kolegët më kanë promovuar  më shumë si poet. Por unë kam shkruar e botuar disa libra në prozë. Të dyja i përgjigjen pa sforcim kredos sime letrare."   

Çfarë e dallon të shkruarit e poezisë nga të shkruarit në prozë?

“Poezia dhe proza  japin e marrin me njëra tjetren. Ndyshimi mes tyre është ndërkaq i madh. Proza tregon subjekte, ngarje, histori te jetes se kaluar apo të sotme. Kurse poezia regjistron një tjetër histori që është trashedentalja, shpirtërorja.  Imagjinoni se çfarë do thoshin për një popull që nuk ka poezi, që nuk ka poetë. Mund të ketë pak lexues, por mungesa e poezisë do e varfëronte pafund një entitet njerëzor,  për të mos thënë që do tregonte se është në parahistori."

 Vëllimi më i fundit poetik i shkrimtarit e poetit Preç Zogaj, “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati” botim i UET Press, u promovua pak ditë më parë.  

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH