RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL
Titulli: "Jetë të humbura"
Kategoria: Tregime dhe novela
Autori: Dëfrim Çeka
Botues: Vision Printing
Viti: 2023
Faqe: 176
Çmimi: 800 lekë
Libri "Jetë të humbura" ka në qendër të tij një histori të thjeshtë. Personazhi që rrëfen, Vali, është një djalë jetim të cilit bota i ka treguar anën e saj më të errët që në vogëli.
Gjithçka do te ndryshoje, kur ai njihet rastësisht me një plak të vjetër, i cili duket sikur ka formulën e zgjidhjes për çdo problem. Ndërsa Vali njihet me formulat e plakut të vjetër, zemra e tij fillon te njohe vetëm një zgjidhje, Avin.
Nga këtu nis rrugëtimin e pakthyeshëm e gjithë novela. Ku gjatë saj, do të zbulohet se njëri nga personazhet e ka humbur jetën, dikush do ta humbasë gjatë veprës dhe dikush tjetër frymon, por nuk "jeton".