Letërsi

LIBRI I DITËS: "Gjenerali pa yll", një ish-ushtarak që thur plane dhe lufton për shpëtimin e 21 njerëzve të ngujuar në Bunker

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Gjenerali pa yll", një ish-ushtarak që

RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: Gjenerali pa yll

Origjinali: Gjenerali pa yll

Kategoria: Roman

Autori: Grigor Banushi

Botues: Dituria

Viti: 2024

Fq: 376

Mbi librin

Gjenerali pa yll është romani i nëntë i shkrimtarit Grigor Banushi. Ngjarjet zhvillohen në ditët tona, në mjediset e Bunkerit Antibërthamor rrëzë Malit të Dajtit. Njëzet e një gra e burra kanë mbetur të bllokuar brenda mureve të Bunkerit gjigant, ku janë të detyruar të bashkëjetojnë, por edhe të ndajnë me njëri-tjetrin ushqimin, ujin, ajrin, vuajtjet dhe mendimet. Mes personazheve të larmishme të moshave e profesioneve të ndryshme, që vijnë nga treva të ndryshme të vendit, spikat Trajan Kondi, një ish-ushtarak, ish-partizan dhe më vonë drejtues në ushtrinë shqiptare.

Karriera e tij ushtarake ndërpritet pasi shpallet armik dhe dënohet me shumë vite burgim. Të gjitha peripecitë e jetës formojnë tek ai njeriun e paepur, që u qëndron deri në fund besnik idealeve të veta. Trajan Kondi mbetet një kolonel i përjetshëm i ushtrisë shqiptare dhe nuk arrin kurrë të gradohet gjeneral. Pavarësisht prej kësaj, njerëzit gëzojnë respekt për figurën e tij, ndaj e thërrasin me gradën më të lartë të ushtarakut në Shqipëri, të cilën, ndonëse nuk e mori, e meritonte prej kohësh.

I mësuar kurdoherë në komandë dhe në krye të situatave të vështira, Gjenerali kryen edhe aktin e tij të fundit në shërbim të njerëzve, të atyre me të cilët fati e mbajti të ngujuar në bunkerin prej hekuri e betoni. Duke e ndier veten përgjegjës njëlloj si të ishte në luftë, Trajan Kondi thur plane dhe lufton për shpëtimin e njëzet e një njerëzve të ngujuar në Bunker.

Pak nga jeta e autorit

Grigor Banushi ka lindur në Tiranë më 1948. Pas diplomimit në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë dhe Letërsi, ka punuar si mësues në rrethin e Pukës. Më pas, deri në vitin 2013, ka qenë gazetar në Radio Tirana. Në vitin 1997 është botuar romani i tij i parë, me titull "Vdekja e Narcisit", i ndjekur nga romani "Fytyra e Djallit" (2009). Ndërsa "Mëria e zanave" është romani i tretë i autorit, një kombinim i trillerit, realitetit dhe legjendës. Grigor Banushi është gjithashtu bashkautor i radionovelës “Rruga me pisha”, transmetuar në Radio Tirana nga viti 1999 deri më 2007.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH