Arte

Pse mendësia juaj rreth dështimit mund të prishë suksesin tuaj, ja çfarë na mëson Dr. Maria Konnikova si lojtare profesioniste e pokerit

Shkruar nga Laert MIRAKU

Pse mendësia juaj rreth dështimit mund të prishë suksesin

Përshtati dhe përgatiti për Liberale.al, Laert MIRAKU

Fjalët që përdorni mund të mbjellin farat e elasticitetit. Mënyra se si i përshtatni mendërisht pengesat e pashmangshme me të cilat përballeni është çelësi për të ndërtuar "themele" për të arritur sukses. 

Merrni parasysh Maria Konnikova, e cila tha se riformulimi i  pengesave është një nga mësimet më të rëndësishme që ajo mësoi në rrugëtimin e saj dy-vjeçar për t'u bërë një lojtare profesioniste pokeri.

Në një bisedë telefonike të kohëve të fundit, Konnikova, autore e librit të ri  "Bllofi më i madh" , më tha se, para se të mësonte pokerin, ajo kurrë nuk kishte luajtur me letra në jetën e saj.

Megjithatë, Konnikova ka një armë sekrete – një doktoraturë në psikologji.

Suksesi në poker kërkon aftësi dhe fat. Herë pas here do të arrini një seri letrash ku do jeni të pafat, pavarësisht se sa kohë keni dhënë për të zotëruar aftësitë.

E njëjta gjë është e vërtetë në një pandemi kur aftësitë që keni nuk duket se po ndihmojnë biznesin ose karrierën tuaj.

Gjatë një krize të papritur, historia që i tregon vetes dhe fjalët që përdor për të folur me veten janë më kritike se kurrë.


Ndërtoni një Mendësi Fituese

Në poker, një "goditje e keqe" do të thotë që ju po mbani një dorë që, statistikisht, duhet të fitojë shumicën e kohës. Por lojtari humbet gjithsesi.

Një lojtar i dobët ka një mentalitet negativ. Ata i thonë vetes se nuk kanë asnjë kontroll mbi fatin e tyre dhe se do të vazhdojnë të humbasin në të ardhmen, pavarësisht sa shumë punojnë.

Një lojtar i suksesshëm, nga ana tjetër, fokusohet në proces dhe jo në rezultat. Mendimi i tyre shkon kështu: Kartat më dolën kundër kësaj here, por mora vendime të mira.

Nuk është një reflektim i aftësive të mia. Nëse vazhdoj të marr këto vendime të mira, do të fitoj më shpesh sesa të humbas.

Dhe unë mendoj se pokeri vepron si një metaforë për atë që pronarët dhe sipërmarrësit e bizneseve të vogla po përjetojnë sot.

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH