Giorgos Prokopiou, Argirokastro ndërroi jetë më 10 dhjetor 1940, në afërsi të Tepelenës, ndërsa kjo është piktura e tij e fundit të cilën ai e la pa përfunduar
Vepra e fundit dhe - e papërfunduar - e piktorit grek, i cili vdiq nga një atak kardiak në afërsi të Tepelenës dhjetë ditë më pas, për shkak të kushteve të vështira që iu desh të përballonte duke ndjekur ushtarët grekë në vijën e parë të frontit.
Georgios Prokopiou lindi më 1876, në Smyrna – dhe ndërroi jetë më 20 dhjetor 1940. Ai ishte një artist grek i luftës, fotograf dhe krijues filmash dokumentarë. Giorgos Prokopio shërbeu gjithashtu si piktor oborri te perandori Menelik II dhe ishte një anëtar i Kryqit Ushtarak Grek.
Më 28 tetor të vitit 1940 filloi lufta italo-greke e nisur nga territori i Shqipërisë së okupuar nga Italia fashiste. Nga italianët u përdor si shkas vrasja e një çami, Daut Hoxhës në Konispol.
Gjatë fushatës që i parapriu sulmit italian mbi Greqinë, shumica e deklarimeve e zyrtarëve shqiptarë dhe italianë, u shoqëruan me manifestime, ku folësit e ndryshëm i referoheshin bashkimit të pashmangshëm midis shqiptarëve të përtej kufijve me vendin amë.
Në Greqi do të ndodhte dhe hedhja poshtë e ultimatumit të famshëm italian nga ana e Kryeministrit Ioannis Metaxas. E njohur ndryshe dhe si “Dita e Jo-së”, ky moment, simbolizon edhe fillimin e Luftës Italo-Greke. Qeveria greke refuzoi me një jo të prerë, notën italiane, që parashikonte lënien e disa bazave ushtarake në tokën greke, trupave të Mussolinit. Për këtë arsye Italia fashiste nisi sulmin frontal ndaj ushtrisë greke.