Duke i përshtatur një arti, me karakter tërësisht realist e tregimtar, ky artist në veprat e tij, pëshkruan dhe tregon ngjarje apo perceptime nga reaitete aktuale dhe historike.
Ka krijuar shumë vepra kompozicionale me përmasa të mëdha me shumë figura, duke trajtuar subjekte me veçanësi lokale.
Për mënyrën e përshkrimit të ngjarjeve zbuloi forma të papërcaktuara që tregojnë aspekte të hiatorisë dhe të jetës në zonën e Shijakut.
Pjesëmarrës në shumë ekspozita, Faja është nderuar me titullin “Piktor i Merituar” dhe në vitin 1996 Presidenti i dha titullin “Pishtar i Demokracisë”.
Piktori i Merituar, Agim Faja ishte një emblemë në qytetin e vogël të Shijakut, të cilin shumë studiues e identifikojnë me Shën Jakun, duke e vënë në listën e qyteteve të botës me emrin Santiago, nga Spanja në Kili. Faja është nderuar edhe me titullin “Qytetar Nderi i Shijakut”.
Është fitues i mbi 15 çmimeve të ndryshme ndërkombëtare. Punimet e tij janë ekspozuar në Bienalen e Egjiptit, Kinë, Itali, Vietnam, Algjeri, Francë, Gjermani, Angli etj. Vepra të tij gjenden sot në koleksionet private të të gjitha kontinenteve.
Në vitin 2017, në moshën 78-vjeçare Agim Faja u nda nga jeta, i njohur si një nga piktorët më të mirë shqiptarë.