Dy prani të mëdha ndihen në realizimet e saj artistike, dashuria dhe hyjnia.
Bëhet fjalë për artisten e mirënjohur, Natasha Bega. Pikturat e saj zënë vend natyrshëm në një nga mjediset ku njeriu jeton, mendon është i gëzuar ose i pikëlluar.
Një nga veprat që shpreh një ndjenjë hidhërimi të artistes është ajo dedikuar shkrimtarit të njohur, Ismail Kadaresë.
Një pikturë e veçantë, e realizuar pas ndarjes nga jeta të kolosit të letërsisë shqiptare.
Kadare u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare në 1 korrik të 2024.
Kandidati për Nobel në Letërsi, Ismail Kadare njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ai shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.
Natasha Bega është një piktore dhe poete e lindur në Tiranë, ku ka kryer dhe studimet e larta për gjuhë të huaj dhe psikologji. Është autore e shumë librave, si dhe e ekspozitave personale brenda dhe jashtë vendit.
Disa nga botimet e saj janë: “Lirika” (poezi, 1989), “Gjerdani i artë” (roman, 1994), “Kur të mos duhemi më”, (poezi,1996), “Intuitë”, (poezi, 2002), “Heshtja e murit”, (poezi, 2003), “Gabimi”, (poezi, 2004), “Një jetë tjetër” (roman, 2004), “Atë e bir”, (poezi grafike, 2005) etj.
Ajo ka realizuar edhe dy prodhime kinematografike; “Një biletë në Europë” dhe “Vrapoj diellin”.
Disa nga veprat e saj janë: "Ai po largohet", "Portreti i Mbretëreshës Suzanë", "Porteti i Princ Leka Zogu", etj.