Kjo është vepra e realizuar nga piktori Zef Shoshi që ka në qendër Enver Hoxhën, e blerë nga Kuvendi i Shqipërisë, por u gjend e dëmtuar. Për piktorin Zef Shoshi ishte një emocion i veçantë që të rigjente veprën e humbur.
E konsideruar e humbur për mbi 20 vjet, vepra e Shoshit u rishfaq, gjatë aksionit të kthimit të veprave të artit në Galerinë Kombëtare.
Piktori Zef Shoshi është një nga artistët më të rëndësishëm të arteve pamore të shekullit të XX-të në Shqipëri.
Ai u lind, në Tiranë, më 19 shkurt 1939, pak para pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, në një periudhë kur arti shqiptar në kohën e Mbretërisë kishte krijuar shkollat e para të vizatimit dhe kishte nxjerrë piktorët e parë të edukuar në Itali, Francë, Austri apo Rumani, me emra të tillë si Vangjush Mio, Foto Stamo apo Andrea Kushi.
Piktori gjenial italian Leonardo Da Vinçi ishte edhe pika e parë e referimit të piktorit të ardhshëmm Shoshi.
Kur ishte në 7-vjeçare, i ati, i cili kishte mbaruar Kolegjin e Jezuitëve në Shkodër për kontabilitet, i kishte sjellë një album me piktura të Da Vinëit, dhe Zefi i kopjonte thuajse çdo ditë.
Zef Shoshi shkëlqeu në Liceun Artistik.
Në lice realizonte portrete me një profesionalizëm të lartë. Për këtë, në vitin 1957, liceistit të talentuar i akorduan një bursë studimi në Rusinë e piktorëve të mëdhenj.
Nënshkrimi “Zef Shoshi” u bë shumë i dashur për dashamirësit e artit.
Në vitin 1983 mori titullin “Piktor i Merituar”.