Arte

PIKTURA E DITËS: "Fusha e Korçës"- Peizazh nga Vangjush Mio e realizuar në vitin 1943

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Fusha e Korçës"- Peizazh nga

Vangjush Mio konsiderohet impresionisti më i përkryer shqiptar i shekullit të XX-të.

Nga Korça nuk iu nda asnjëherë shpirti. Liberale.al ka përzgjedhur pikërisht sot pikturën e realizuar nga artisti në vitin 1943, ku ai ka sjellë një peizazh të qetë ku fushat shtrihen pafund dhe njerëzit punojnë në harmoni me natyrën. Ngjyrat e buta dhe drita e ngrohtë e mëngjesit i japin shpirt skenës bujqësore të Korçës.

I formësuar mirë si artist, nga dy shkolla arti të ndryshme, e Bukureshtit dhe e Romës, por shumë të rëndësishme në formimin e tij si artist, pas studimeve të larta, u kthye në Korcën e tij të dashur, të kulturuar dhe artdashëse, ku krijoi studion e punës dhe iu përkushtua pikturës.

Nga viti 1920 deri në 1924 studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë dhe në vitet 20 udhëtoi në të gjithë Italinë.

Kur u kthye në Korçë, qyteti më i kulturuar dhe më i zhvilluar i asaj kohe në Shqipëri, ai krijoi shoqatën e arteve të bukura dhe në raste të ndryshme ekspozoi punimet e tij, duke u kthyer në një nga piktorët më të famshëm shqiptarë të asaj periudhe.

Nga viti 1934, ai ishte gjithashtu mësues vizatimi në liceun francez të qytetit.

Në 1965 u realizua dokumentari shqiptar "Vangjush Mio, piktor i popullit", i cili trajton jetën dhe veprën e piktorit.

Qendrës kulturore të Korçës iu vu emri i tij dhe që prej vitit 2007, çdo vit në fund të tetorit në qytetin e Korçës zhvillohet Festivali “Ditët e Mios”. Për katër ditë me radhë artdashësit mund të admirojnë piktura nga artistë shqiptarë dhe të huaj, në Qëndrën Kulturore Korçë ku zhvillohet kjo ekspozitë.

Mbi 400 piktura të tij ruhen në muze dhe galeri arti në Tiranë dhe Korçë, veçanërisht në shtëpinë e tij në Korçë, e cila tashmë shërben si muze.

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH