Piktura e Hamdi Bardhit është FASADA. Atë, piktori e shprehu me ndjesimin më të lartë, më se 50 vjet. Dhe, më se 50 vjet, ai e shpreh këtë ndjesim të lartë shpirtëror e kreativ i cili e lartësoi me shpërfaqje të ndjeshme autoktone.
Fasadat e tij janë një brumosje e lartë idealizuese, me imazhe të përfytyrimeve dhe vizioneve më konkretizuese dhe sublime të qytetit dhe qytetërimit.
Hamdi Bardhi (21 janar 1932 -18 Janar 2006) ka qenë piktor shqiptar, mësimdhënës i artit figurative, dhe ka punuar në edukimin e artistëve të rinjë.
Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Prizren. Më pas vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve Figurative pikturë në Prishtinë, Kosovë. Gjatë studimeve ka punuar si mesimdhënës i artit figurativ në disa shkolla fillore në Rahovec dhe Prizren.
Në vitin 1979, Bardhi përfundoi Akademinë e Arteve, por dëshira për edukimin e të rinjëve e bëri të vazhdonte punën ne arsim. Bardhi punoi si profesor i artit në Gjimnazin e Prizrenit prej diplomimit deri ne vitin 1994. Edhe pse u pensionua ne vitin 1991, pas 40 vite pune në arsim, ai punoi edhe tre vite pas pensionimit në të njejtin gjimnaz.
Pas një pune si mësues në periudhën e pasluftës, Hamdi Bardhi ka ndjekur Shkollën e lartë të Arteve Figurative në Beograd. Që nga viti 1965 ishte anëtar i Shoqatës së Artistëve të Artit Figurativ të Kosovës si dhe tre here nga 4 vite, është zgjedhur anëtar I kryesisë së SHAAFK–së. Nga viti 1997 ishte bashkëputor i revistes "Fidani" që botohet në në Prizren.
Për një periudhë 10 vjeçare, ka punuar me SHKA “Agimi” në Prizren në edukimin e artistëve të rinjë. Hamdi Bardhi është i njohur për paraqitjen artistike, dhe herë pas here fiktive, të elementeve arkitekturës, që e dominojnë veprimtarinë e tij artistike gjatë viteve të 1960-1970.