Arte

PIKTURA E DITËS: “Biblioteka e Aleksandrisë", - vepër e artistit italian Vincenzo Camuccini (dhe misteri i saj nga djegia te cunani)

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: “Biblioteka e Aleksandrisë", - vepër

Vepër e realizuar nga Vincenzo Camuccini

Më 21 korrik 365 - Një cunam shkatërron qytetin e Aleksandrisë, Egjipt ku dhe besohet se humbi çdo gjurmë e qytetit, përfshirë bibliotekën e famshme.

Tolomeo Filadelfo themeloi “Bibliotekën e Aleksandrisë", një pikturë e vitit 1813 nga artisti italian Vincenzo Camuccini (1771-1844). Piktura portretizon mbretin dhe sundimtarin maqedonas të Egjiptit. Ptolemeu II Filadelfus shfaqet brenda Bibliotekës së famshme të Aleksandrisë teksa ishte ai një mbrojtës i përkushtuar i arteve përgjegjës për themelimin dhe patronazhin e Bibliotekës dhe ndërtesave ngjitur me të.

Ekzistenca e Bibliotekës së Aleksandrisë është e mbuluar me mister dhe debat, me prova të pakta historike që mbështesin ekzistencën e saj aktuale.
Burime të ndryshme të lashta japin rrëfime kontradiktore për madhësinë e bibliotekës, me vlerësime që variojnë nga 40,000 deri në 700,000 libra.

Pavarësisht paqartësive, legjenda e Bibliotekës së Aleksandrisë ka frymëzuar konceptin e bibliotekave universale, duke ndikuar në zhvillimin e bibliotekave ambicioze gjatë historisë.

Supozohet të ishte Biblioteka më e madhe dhe vetme e njohurive klasike në botën e lashtë, e cila mbante të gjithë "librat" e njohur në atë kohë.

Mendjet e mëdha të periudhës helenistike studiuan dhe mësuan në Aleksandri, një kryeqytet kozmopolit në Mesdhe i themeluar nga Aleksandri i Madh. Matematikani dhe gjeografi Eratosthenes jetoi atje, ashtu si edhe Aristarku, astronomi i parë që argumentoi se planetët rrotullohen rreth diellit.

Dhe pastaj vjen pjesa tragjike: Jul Cezari ndezi një zjarr për të shkatërruar bibliotekën dhe kjo - së bashku me rënien e mëvonshme të Perandorisë Romake - besohet se çoi në humbjen kolektive të librave që zhyti qytetërimin perëndimor në epokën e errët.

Gjithçka dhe çdo gjurmë besohet se humbi përfundimisht më 21 korrik 365 - Një cunam shkatërron qytetin e Aleksandrisë, Egjipt. Cunami u shkaktua nga tërmeti i Kretës që vlerësohet të ishte 8 ballë sipas shkallës Rihter. Si pasojë, 50-mijë njerëz humbën jetën në Aleksandri dhe rrethina. Aleksandria u themelua nga Aleksandri i Madh në prill 331 pes.

Arkitekti kryesor i Aleksandrit për këtë projekt ishte Dinokrati. Para ndërtimit të Aleksandrisë, kur Aleksandri ishte në kërkim për të ndërtuar një qytet për lavdinë e tij, Dinokrati propozoi ngritjen e një qyteti në malin Athos (sot Greqi).
Aleksandri e hodhi poshtë projektin, duke i thënë arkitektit se nuk kishte marrë parasysh kushtet e jetesës së banorëve të cilët nuk mund të rrisnin grurë në mal, dhe i kërkoi të gjente një vend tjetër; kështu u zgjodh zona në Egjipt ku u shtri qyteti i Aleksandrisë, rajon shumë më pjellor dhe më i hapur sesa terreni i thepisur i malit Athos.

Historiani Vitruvius (70 pes - 15 pes), në traktatin e tij De Architectura,traktati i vetëm mbi arkitekturën që ka mbijetuar që nga lashtësia, thotë se Dinokrati kishte në plan për të gdhendur në faqen e Malit Athos një skulpturë gjigande të Aleksandrit, me një qytet të vogël në njërin krah dhe rrjedhën e një lumi a deti në krahun tjetër - Dinokrati gjithashtu ishte autor i një varri madhështor të babait të Aleksandrit, Filipit II – monumenti mbeti i papërfunduar.

Përgatiti: Liberale.al

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH