Arte

PIKTURA E DITËS: “Bajram Curri në shpellën e Dragobisë“, vepër e Guri Madhit, flet djali i tij: U frymëzua nga poezia e Nolit!

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: “Bajram Curri në shpellën e

ALBANA CENAJ

Vepër e realizuar nga Guri Madhi 

Guri Madhi (Korçë, 15 maj 1921 - Budapest, qershor 1988) konsiderohet një ndër piktorët më të spikatur shqiptar, themelues i Akademisë së Arteve më 1960.

Piktura e realizuar në vitin 1956 “Bajram Curri në shpellën e Dragobisë“ tregon Heroin Kombëtar, në stilin tipik të impresionistëve rusë, duke qenë se Guri Bardhi ishte ende student në Rusi kur realizoi veprën në fjalë.

Është edhe vepra e tij e parë të cilën e ka realizuar pikërisht për temën e diplomës, duke e titulluar “Bajram Curri në shpellën e Dragobisë”, me të cilën është vlerësuar shumë, duke i dhënë atij emrin e madh ende pa u diplomuar. Kur u kthye në Shqipëri ai vazhdoi të pikturojë për këtë temë, madje ka shkuar edhe në Tropojë për të parë nga afër vendin ku u vra Bajram Curri.

Frymëzimi sipas djalit të tij për veprën i erdhi nga poezia e Fan Nolit ”Elegji për Bajram Currin. Ai iu përkushtua veprës. Ndërsa gjatë kohës që realizoi këtë pikturë ai pësoi një tragjedi, humbi të atin.

Djali i tij, Pandi Madhi, për Gazetën Liberale lidhur me veprën, tha:

"Bajram Curri në Shpellën e Dragobisë" është diploma e Guri Madhit në Akademinë e Shën Peterburgut, realizuar në vitin 1956. Vepra u vlerësua shkëlqyeshëm nga Komisioni i Akademisë. Aktualisht, kjo vepër është pjesë e koleksionit të familjes."

Nëse sot kemi një Universitet të Arteve, ku vit pas viti përgatiten dhe inkurajohen artistë të rinj për të vazhduar rrugën e tyre në art, kjo është falë edhe një personaliteti të rëndësishëm të botës së artit të viteve ’60 në vendin tonë, artistit Guri Madhi. Ai është një nga tre pedagogët që themeluan Institutin e lartë të Arteve figurative (sot Akademia e Arteve). Por peripecitë ndoqën fatin e tij të jetës dhe të artistit.

Për veprimtarinë e tij në artet figurative, Guri Madhi nderohet nga Presidenti i Shqipërisë me Urdhrin “Naim Frashëri” – në vitin 1972. Galeria e Arteve në Korçë sot mban emrin e tij, në nder të birit të saj piktor. Po kështu rrugë në Tiranë dhe Korçë mbajnë emrin e tij. Ndërkohë që vepra e Guri Madhit është pjesë e Enciklopedive të rëndësishme botërore.

Me veprën e tij, ky artist pasuroi jo vetëm krijimtarinë e tij, por edhe artin shqiptar në përgjithësi. Në to arriti të tregojë para publikut shpirtin, ndjesinë, frymëzimin e një artisti, i cili ka ditur ta sjellë historinë shqiptare të luftës dhe aktualitetit përmes veprave dinjitoze të një mjeshtërie të rrallë.

Me artin e tij, Guri Madhi preku momente të rëndësishme për vendin tonë, të cilat mbeten si dëshmi e një arti të angazhuar, krijuar nga një artist patriot.

Në vitin 1976 Guri Madhi merr titullin më të lartë artistik Piktor i Popullit.

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH