Arte

Krijohet për herë të parë shëmbëlltyra e fytyrës së vërtetë të Nicolaus Kopernicus, rindërtimi digjital i bazuar mbi kafkën e astronomit

Shkruar nga Laert MIRAKU
Krijohet për herë të parë shëmbëlltyra e
Fytyra e astronomit polak Nicolaus Copernicus e rindërtuar në mënyrë digjitale nga Cicero Moraes

Përshtati dhe përgatiti për Liberale.al, Laert Miraku

Njerëzimi nuk ka asnjë pikturë të astronomit Nikolaus Kopernicus, por ne ia dolëm t'i japim një fytyrë, duke filluar nga kafka e tij, falë një rindërtimi dixhital.

Nicholas Copernicus (1473-1543) ishte një astronom polak i cili gjithashtu iu përkushtua studimit të mjekësisë, teologjisë dhe ekonomisë. Ai ishte gjithashtu klerik i qytetit të Frauenborg, falë xhaxhait të tij peshkop që e rriti pas vdekjes së babait të tij.

Por emri i Kopernikut do të mbetet përgjithmonë i lidhur me atë "revolucion" që e shtyu atë të ekspozonte teorinë e tij heliocentrike, e cila e vendosi Diellin në qendër të sistemit të orbitave të planetëve dhe jo Tokën dhe përshkruan në mënyrë të përmbledhur parimet e tij në një skicë të shkurtër e cila më vonë u njoh si traktati i Commentariolus .

Ekspozimi i plotë dhe i detajuar i teorisë së Kopernikut ndodhi në veprën e tij kryesore, "De  Revolutionibus orbium coelestium", botuar në vitin 1543 që përkon me vitin kur ai u nda nga jeta.

ASNJË IMAZH

Por asnjë pikturë e vetme nuk u krijua nga ai shkencëtar gjatë jetës së tij dhe i vetmi autoportret i tij u shkatërrua në një zjarr në vitin 1597. Prandaj nuk dihej se cilat ishin tiparet e atij njeriu dhe e vetmja ide që mund të kishim bazohej në piktura pas vdekjes së tij të cilat u frymëzuan nga autoportreti.

Tani, katër shekuj më vonë, Cicero Moraes ka arritur të krijojë një rindërtim të fytyrës së tij siç duhet t'u ketë qenë dukur bashkëmoshatarëve të tij. Moraes është një një dizajner brazilian 3D, i cili njihet për veprat e tij që rindërtojnë fytyrat e figurave historike.

NGA KAFKA NË FYTYRË

Për të kryer këtë punë, Moraes rindërtoi në mënyrë dixhitale fytyrën bazuar në atë që besohet të jetë kafka e Kopernikut. Eshtrat u zbuluan në vitin 2005 nën Katedralen Frombork në Poloni, ku Koperniku jetoi, punoi dhe vdiq. Megjithëse nofulla mungonte, Moraes ishte ende në gjendje ta rindërtonte atë në kompjuter.

Pasi u rikompozua komplet kafka – shpjegoi Moraes – unë isha në gjendje të vazhdoja me rindërtimin e fytyrës. Ishte një çështje e përdorimit të të dhënave të nxjerra nga matjet e individëve të gjallë për të arritur në një fytyrë që mund të ishte në përputhje me kafkën e Kopernikut."

Krijohet për herë të parë shëmbëlltyra e
Rindërtimi digjital i kafkës së Nicolaus Kopernicus

BESNIK

Rindërtimi zbuloi një fytyrë jashtëzakonisht të ngjashme me portretet e Kopernikut që kanë mbijetuar me kalimin e kohës. Puna shërbeu gjithashtu për të forcuar hipotezën se kafka mbi të cilën ishte bazuar Maraes ishte e Kopernikut, sepse rezultati i marrë është jashtëzakonisht i afërt me pikturat e kohës.

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH