I ftuar në Top Talk, Spartak Ngjela foli për Ismail Kadarenë, shkrimtarin e madh shqiptar që u nda nga jeta më 1 korrik dhe u përcoll për në banesën e fundit.
Avokati e ka cilësuar veprën e madhe të tij “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” si një vlerë artistike kundër regjimit.
Çfarë ishte për ty Ismail Kadare?
Ai ishte figurë botërore, të them unë ç’ishte. Ishte personalitet botëror. Ne na habiti kur befas u botua “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” në Paris.
Sa u përcoll në Shqipëri fama që mori Gjenerali i ushtrisë së vdekur në Francë?
Jo shumë, por unë u njoha me të gjithë kritikën që iu bë. Kisha mundësi ta merrja, por problemi ishte se u thanë gjëra të paimagjinueshme. Tek ideja kryesore e këtij romani, Kadareja na thotë që kjo paqe është aparencë se mban në gjirin e vet luftën ashtu siç mban toka kufomën.
Si u prit kjo lloj kritke në Shqipëri?
U prit mirë, por Enver Hoxhën e mërziti shumë sepse nuk e kishte çuar ky, e morën ata. Erdhi kritiku më i madh këtu dhe e çoi atje, e botoi dhe bëri namin. Ismailit të shkretë nuk i dhanë as honoraret, por ata shumë korrekt, e dinin që ishte shtet komunist dhe ja depozituan gjithë honoraret që vinin nga shtëpia e librit, i'a depozituan në një bankë.
Ju që keni qenë pjesë e grupit të intelektualëve asokohe në Shqipëri, si e përcillnit Kadarenë?
E goditi kritika e madhe anglo-saksone. Kritiku i madh ka thënë ‘Pse lodheni kot? Pse flasim kot? Ai është regjim komunist dhe mjeran. Fakti që kjo vepër letrare ka vlerë të madhe artistike është kundër regjimit’. Perlë. Një regjim i shëmtuar me një kryevepër arti, ne se kapëm dot, e kapi ai. Tha faktin që vepra letrare “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” ka vlera artistike është kundër regjimit’. Ne këtë e përdorëm edhe te romani i tij “Dimri i Vetmisë së Madhe”, për të cilën desh e arrestuan.
Na trego pak sulmin që i bëhej Kadaresë asokohe dhe më pas arsyet se pse vazhdon të debatohet sot e ksaj dite?
Rrënjosi një fenomen shumë negativ komunizmi. Luftën e klasave, mos mendoni se ka mbaruar. I besdiste shumë romani i tij, që kishte personazh Enver Hoxhën. Kur vajti që konkuronte për Nobel, unë bisedova me kritikë të mëdhenj se isha jashtë shtetit. - "Jo Spartak" - më tha, "se ka një diçka, ka një të metë që nuk merr Nobelin, ka rrokur dhe pushtuar vetëm gjuhën Frënge, botën franceze. Nuk e njeh botën anglo-saksone akoma."
Flasim pak për poezitë e tua, kryesisht për "Jeta në burg", cila është historia e kësaj poezie?
E kam shkruajtur në burgun e Burrelit. U ngrita në mëngjes dhe nuk e di ç'më ishte hanepsur dhe thashë do ta shkruaj. Ishte vetëm kaq,"i humbur mes humbjes së thellë...".
Kjo ishte gjykimi që më kishtë ngelur në mendje, që më erdhi befas. Fraza e fundit është shumë goditëse....të bënin spiun, por cili është kuptimi i kësaj? Ai ishte regjim terrorist, të thotë poshtërohu.