Me 20 janar 1925 ndërroi jetë Hoxha Kadri Prishtina, avokat, burrë shtetas, patriot dhe luftëtar i shquar për liri dhe demokraci. Ishte bir i një prej familjeve më të mëdha të Prishtinës.
Ai u emërua Ministër i Drejtësisë i qeverisë shqiptare që doli nga Kongresi i Lushnjës. Në vitin 1921 ai ishte Zëvëndës Kryetar i Parlamentit Shqiptar.
Në dhjetor të vitit 1921, Hoxha Kadri Prishtina u emërua përsëri Ministër i Drejtësisë i qeverisë së shkurtër të Hasan Prishtinës.
Hoxha Kadri Prishtina, titullin Hoxha e ka fituar me provim shteti në Universitetin e Stambollit, që do të thotë "dijetar", sot Prof.
Themeloi në Shkodër të parën organizatë politike në nëntor 1918, "Komiteti 'Mbrojtja Kombëtare e Kosovës", të cilën e drejtoi deri sa ndërroi jetë.
Ai me bashkëpunëtorë të Komitetit dhe miqtë e tij nga gjjthë krahinat shqiptare, si Aqif Biçaku etj., ishin në krye të nismës për organizimin e Kuvendit të Lushnjes.
Mes arritjeve, ndërkombëtarizoi çështjen shqiptare, sidomos në lidhje me fatin e trojeve të mbetura jashtë kufijve shtetërorë.
Hoxha Kadri Prishtina ishte ndër të parët që kërkoi mbrojtjen apo dhe një protektorat amerikan, pasi vetëm ShBA., mund të ndalonte spastrimin e genocidin e shqiptarëve që po kryenin fqinjët tanë.
Kadri Prishtina ishte bërë pjesë e mendjeve më të ndritura dhe më të përkushtuara të kombit në një nga periudhat më kritike të saj.
Së bashku me Hasan Prishtinën, Ismail Qemalin, Fan Nolin, Bajram Currin, Gjergj Fishtën, Avni Rrustemin, Azem Galicën, Luigj Gurakuqin e të tjerë, Kadri Prishtina ka qenë në qendër të lëvizjeve politike dhe diplomatike të kohës.
Ndërroi jetë në Tiranë ku edhe ka varrin. Në Parlament me propozim të Ferit Vokopolës është mbajtur 5 minuta heshtje me datë 21 janar 1925. /Liberale.al/