Bashkëpunimi i parë i Madonna dhe Sam Smith, një single i ri i titulluar 'Vulgar', do të jetë i disponueshëm më 9 qershor.
Madonna konfirmoi publikimin duke postuar në Instagram dy korse krah për krah me inicialet e Smith dhe Madonna - "S&M". “Vulgar………… kënga e re do të dolë të premten më 9 qershor @samsmith”, ka shkruar Madonna në postimin e saj.
Smith fillimisht la të kuptohet për bashkëpunimin e tij me Madonën javën e kaluar në Twitter duke përdorur një videoklip në të cilin dyshja përsëritën emrat e tyre: "Sam dhe Madonna".
Gjithashtu në Twitter ishte një postim që fansat e Sam Smith kishin bërë surprizë gjatë shfaqjes së tij në Mançester më 24 maj, për të cilin shumë supozuan se do të ishte një bashkëpunim pasi njoftimi ishte në të njëjtin font si ngacmimi i parë.
Mirëpo, Smith u detyrua ta mbyllë papritur koncertin për shkak të problemeve vokale. Ende nuk dihet se çfarë do të sjellin dy artistët, por duke parë natyrën e tyre, me siguri që do të jetë diçka e çmendur.