Globi

Lukashenko dërgohet me urgjencë në spital pas takimit me Vladimir Putin

Shkruar nga Liberale
Lukashenko dërgohet me urgjencë në spital pas takimit me Vladimir

Presidenti bjellorus Aleksader Lukashenko raportohet se është dërguar në spital në Moskë pas takimit me homologun e tij Vladimir Putin, raporton rrjeti amerikan Newsweek, duke cituar burime bjelloruse.

Raportimi shtonte se presidenti u dërguar në Klinikën Qendrore Spitalore të Moskës në gjendje serioze, sipas një postimi të ish-kandidatit presidencial bjellorus Valeri Tsepkalo, i cili tha se grupi i tij kishin kërkuar informacione të mëtejshme por nuk kishin arritur të konfirmonin raportimet, konfirmon më pas rrjeti amerikan Newsweek.

“Sipas informacioneve që kemi, presidenti Lukashenko, pas një takimi me dyer të mbyllura me Putin është dërguar urgjentisht në klinikën spitalore të Moskës, ku gjendet aktualisht prej të shtunës”, thuhej në raportimin e Tsepkalos në rrjetin Telegram.

Më tej ai shtonte: “Masat e marra për të shpëtuar diktatorin bjellorus kishin si qëllim evitimin e spekulimeve për shëndetin e tij apo të përfshirjes së mundshme të Kremlinit në helmimin e tij.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH