Showbiz

Liberale.al zbulon emrat e tre personazheve që do futen sonte në Big Brother Vip Albania

Shkruar nga Liberale
Liberale.al zbulon emrat e tre personazheve që do futen sonte në Big

E marta në darkë është “prime” i Big Brother Vip Albania, ku pritet të shoqërohet me debate, surpriza, por edhe me eliminime.

Nga ajo çfarë kemi vënë re, deri më tani nga ky reality shoë, ndarja e banorëve në dy grupe veçse ka thelluar akoma edhe më shumë ndarjen, por qershia mbi tortë vazhdon të mbetet ende romanca mes Luizit dhe Kiarës.

Megjithatë, duke filluar nga sonte, situata brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të ndryshojë dhe jo pak.

Liberale.al ka mësuar emrat e tre personazheve të rinj që pritet t’i bashkohen sot shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Fjala është për gazetarin kontrovers Bledar Mane, këngëtaren Kejsi Mejdini dhe Tan Brahimi,  i njohur si aktor humori dhe një fenomen në rrjetin social TikTok.

Këta personazhe, duke pasur parasysh personalitetin e tyre, mund t’i japin akoma edhe më shumë ritëm lojës, një dinamikë tjetër, por pse jo, publiku shqiptar mund të shohë edhe romanca të tjera.

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH