Aktualitet

Lëkundje të tjera tërmeti gjatë natës, IGJEUM jep detajet

Shkruar nga Liberale

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar tre tlëkundje tërmeti gjatë natës në vendin tonë.

Sipas të dhënave të regjistruara, epiqendra mbetet në korçë. Lëkundjet fillimisht janë ndjrë në fshatin Arrëz dhe më pas në Sheqeras.

Lëkundja e parë ka pasur magnitudë 2.9 me epiqendër në Sheqeras, ndërsa lëkundja e dytë ka pasur magnitude 2.2 në thellësi 30 km dhe me epiqendër 12 km në Veri të Korçës.

Prej 1 qershorit, ku qyteti Juglindor u godit nga tërmeti i fuqishëm, me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter, Korça është kthyer në një vatër tërmetesh, të cilat vazhdojnë të ndihen prej 6 muajsh./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH