Aktualitet

Kush është njeriu që përmbys dosjen e vrasjes së “Pipit” të Elbasanit?

Shkruar nga Liberale
Kush është njeriu që përmbys dosjen e vrasjes së

Sot në gjykatën e Elbasanit është zhvilluar seanca e radhës për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Avokatja e familjes Xhuvani Rezarta Tahiraj deklaroi se jeta e njërit prej dëshmitarëve që ishin në vendin e ngjarjes në ditën e krimit dhe që foli në gjyq është në rrezik.

Dëshmitari tha se mund të identifikojë dy personat e armatosur që, bashkë me të tjerët, kishin rrethuar dhe kërcënuar viktimën përpara se të vritej.

Jeta e një dëshmitari të vrasjes së Pjerin Xhuvani, mund të jetë në rrezik. Me deklarimet e tij në proces ky dëshmitar, mund të ketë kontribuar në mënyrë indirekte në zbulimin e misterit të predhave të pistoletës të kalibrit të ndryshëm të ekspertuar nga policia.

Dëshmia se ka parë këta dy agresorë kontribuon ndër të tjera për të sqaruar se përpara mbërritjes së mjekut midis komponentëve të strukturës paramilitare të mbrojtjes së votës ose të bashkëpunëtorëve të tyre ka pasur armë jo vetëm vrasësi por sigurisht këta dy personat e tjerë dhe ndoshta edhe të tjerë.

Kush do ta mbrojë dëshmitarin nga rreziku që ata dy persona të armatosur ende të paidentifikuar i vënë në rrezik jetën ose e kërcënojnë për ta detyruar të ndryshojë deklarimet e tij”, shprehet Tahiraj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH