Kosova

Kush është burri i Jetmirës, i arrestuar nën dyshimin për vrasjen e gruas në Gjermani

Shkruar nga Liberale

Një ngjarje e rëndë ndodhi të shtunën në Aachen të Gjermanisë. Burri për motive të panjohura vrau gruan e tij në parkingun e një shitoreje.

Autori dhe viktima sipas mediave gjermane janë kosovarë nga qyteti i Mitrovicës. Kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts bëri të ditur të hënën për “Bild”, se bëhej fjalë për një çift që ishin ndarë. Ajo ka thënë se nuk dihen ende motivet e vrasjes.

Është bërë e ditur se viktima është Jetmira Beka, nënë e tre fëmijëve.

Siç raportohet, personi i arrestuar është burri i saj, Besmir Ademi.

Familjarët e viktimës kanë njoftuar se varrimi i të ndjerës do të bëhet në fshatin e vendlindjes, Zasellë, ndërsa pritet që të njoftojnë për datën dhe kohën e varrimit.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH