Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka konsideruar të padrejta masat që Bashkimi Europian ka marrë ndaj vendit të tij, teksa deklaroi se Kosova nuk mund që të bëjë kompromis me sundimin e ligjit dhe as me rendin kushtetues të vendit.
Kreu i qeverisë së Kosovës tha se nuk do të tërhiqet nga planet që ka qeveria e tij, teksa shpreson që masat e marra ndaj vendit të zgjasin sa më pak.
Teksa kreu i qeverisë së Kosovës bëri këto deklarata mbi masat e marra ndaj vendit të tij, Aleksandër Vuçiç Presidenti i Serbisë akuzoi Albin Kurtin se ai dëshiron të jetë një Enver Hoxha i ri apo një Vlodymir Zelensky. Vuçiç deklaroi se Albin Kurti dëshiron të kryej një offensive kundër serbëve të veriut me synimin për ti terrorizuar ata.
“Ju nuk mund të shihni në mënyrë racionale pse ata po bëjnë diçka. Albin Kurti thjesht dëshiron të jetë një Zelensky i ri. Njësoj siç parashikohet intensifikimi I kundërukrainase Ukrainase, njësoj mund të parashikoj edhe vullnetin e Albin Kurtit për të ushtruar më shumë terror ndaj Serbëve të Veriut”, është shprehur kreu i shtetit serb.