Aktualitet

Kujtim Gjuzi merr vëmendje edhe në Komisionin e Reformës Zgjedhore

Shkruar nga Liberale

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Parlamentar i Reformës Zgjedhore, ndërsa ndryshe nga radhët e tjera, sot kjo mbledhje po bëhet me dyer të hapura.

E ashtu si përherë, deputeti Kujtim Gjuzi ka marrë vëmendjen jo vetëm të të pranishmëve, por edhe të mediave të cilat janë të pranishme në sallë, duke u larguar.

Debati:

Hajdari: Fjalën e ka Shoqëria Civile

Gjuzi: Do flas unë

Gjiknuri: Nuk mund të flasësh ti, e ka radhën Shoqëria Civile

Gjuzi: Nuk mund të kontrollosh ti, do flas se s’bën

Gjiknuri: Nuk je anëtar ti, ca procedure thua

Gjuzi: Procedura këtu do vijë se s’bën, se janë 44 parti që kanë sjellë draftin dhe e mbani dy vjet aty

Gjiknuri: Nuk mund të marrësh fjalën

Gjuzi: Unë nuk e njoh këtë komision me bashkëkryetar Damian Gjiknurin nuk e njoh (merr dosjen, ngrihet nga vendi dhe del)

Gjiknuri: Ik dil jashtë. Ik je në konflikt me logjikën, të lutem tani, vazhdo tani,  hajde

Gjuzi: Më thua mua nuk je anëtar ti. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH