Arte

Kryetari i Shoqatës së Botuesve zbulon emrat dhe detaje, Kush janë anëtarët e jurisë në Panairin e 26-të të librit

Shkruar nga Liberale
Kryetari i Shoqatës së Botuesve zbulon emrat dhe detaje, Kush

Petrit Ymeri, Kryetar i Shoqatës së Botuesve, teksa sot u çel zyrtarisht panairi, përcolli informacion për zhvillimin e Panairit të 26-të të librit. ,” deklaroi zoti Petrit Ymeri foli për Rtsh në emisionin “Klubi 5” ku edhe zbuloi detaje.

Sa Shtëpi Botuese do të jenë prezent këtë vit më datat 15- 19 nëntor 2023 ?

“Mbi 96 stenda janë prezent sivjet. Shtëpitë Botuese kanë 76 stenda. Të tjerë institucione do të jenë prezentë që kanë lidhje me librin apo kulturën. P.sh do të jetë prezent në Panairin e 26-të, Banka e Shqipërisë me botimet e saj. Si gjithmonë Prishtina, Maqedonia e Prizreni do të prezantohen me stendat e tyre. Panairi i Librit është ngjarje kulturore, tejet e rëndësishme, konfirmoi zoti Ymeri aktivitet që mbahet në pesë ditë dhe në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Çmimet e librave , do të jenë 10-20 % më të lirë , për faktin se panairi sjell lexues të shumtë dhe shitjet me shumicë lehtësojnë si blerësit ashtu edhe Shtëpitë Botuese. Ditët do të jenë dinamike përgjatë panairit” - tha zoti Petrit Ymeri (Kryetar i Shoqatës së Botuesve), me takime të drejtpërdrejta midis autorit dhe lexuesit.

“Lexuesit dhe përkthyesit do të vizitojnë Panairin e 26-të të Librit, personalitete të huaja. Lilian Thuram, futbollisti i shquar francez, këtë radhë vjen me kostumin e autorit, po ashtu prezent do të jetë Ilide Carmignani një nga përkthyeset më të shquara italiane. Është bërë traditë që Shtëpitë Botuese të zgjedhin ditët e Panairit të Librit për premierën e titujve të rinj. Çdo stendë ofron befasi” u shpreh Ymeri për sa i përket disa nga aktivitet dhe surprizat.”

Po juria e panairit të 26-të e librit?

“Arta Marku gazetare e kulturës, përkthyese kryetare. Aristotel Spiro përkthyes, gjuhëtar, Enkel Demi shkrimtar, Erion Kristo pedagog, përkthyes, Monika Stafa gazetare e kulturës” konfirmoi Ymeri mbi jurinë e Panairit të librit të sivjetshëm që do të hapet në orët në vazhdim nga sot data 15-19 nëntor 2023.

“Lexuesi është objekti dhe subjekti i çdo Panairi”, përfundoi Petrit Ymeri, bisedën me studion e emisionit “Klubi 5”. “Lëreni si pikë takimi midis jush, panairin e librit. Vizitojeni disa herë, blini dhe dhuroni libra”, tha ai.

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH