Aktualitet

Krijonin biznese fiktive e vidhnin klientët, arrestohen dy shqiptarët

Shkruar nga Liberale
Krijonin biznese fiktive e vidhnin klientët, arrestohen dy shqiptarët

Policia dhe Prokuroria kanë finalizuar një operacion kundër mashtrimit kibernetik.

Në pranga përfunduan dy shqiptarët Xhentil Kupe dhe Fatbardh Danja, si dhe dy kamerunas, Donald Anu dhe Marie Gufan, ndërsa janë shpallur në kërkim 8 të tjerë.

Nëpërmjet kompanive fiktive, ata kanë arritur të mashtrojnë kompani nga disa shtete të botës, duke nisur nga SHBA, Anglia, Lituania, Turqia e deri në Filipine. Dëmi që kanë shkaktuar për 2 vite është rreth 4 milion euro.

“Që kjo skemë të funksiononte, këta shtetas kishin hapur subjekte tregtare fiktive dhe në shumë raste me dokumente të falsifikuara të krijuara nëpërmjet pajisjeve elektronike, por dhe llogari bankare me dokumente të falsifikuara si administratorë subjektesh. Pasi vlerat monetare transferoheshin në llogaritë që këta shtetas kishin çelur ato tërhiqeshin dhe dërgoheshin në shtete të tjera.

Subjektet që janë verifikuar deri më tani si subjekte tregtare fiktive dhe të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe që më pas në emër të tyre janë hapur numra llogarish bankare janë:

CONNECTA INTERCONTINENTAL SHPK

2. WORLDWIDE GO LTD

3. ORLDËIDE TRADING LIMITED

4. AFRICAN-ALBANIAN COMERCE

5. KËOK TANG SHPK,

6. KRACO LIMITED SHPK

7. MICHAEL ODYLON LAGMON ROMERO SHPK

8. PILATUS AIRCRAFT LTD SHPK

9. TANG KWOK YUE SHPK

LEKLIFARM GLOBAL sh.p.k

11. MAIBOM GBMH

12. HORTIFEEDS

13. TEST FUCHS GBMH

14. GS ECOMETAL CO LTD

15. ECI PHARMACEUTICALS LLC

16. AGNES KATBETH KREIMER

17. XHENTIL KUPE”

Deri tani janë evidentuar subjekte që kanë rënë pre e këtij mashtrimi nga vende të ndryshme të botës dhe më saktësisht nga:

SHBA

2. GJERMANI

3. ANGLI

4. TURQI

5. BELGJIKË

6. ZVICËR

7. FINLANDË

8. LITUANI

9. FILIPINE

Me cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

1 automjet i markës Huyndai

2. 3 pajisje kompjuterike laptop

3. 11 telefona celularë

4. 20 karta SIM

5. 2 pajisje kompjuterike tablet

6. 3 vula subjektesh

7. 8 karta krediti/debiti

8. 9 karta memorie

9. Pajisje të tjera elektronike ndihmëse etj.

10. Dokumente të ndryshme si vërtetime bankare, fatura bankare, fotokopje pasaportash shtetasish shqiptarë e të huaj, ftesa për leje qëndrimi, kontrata të ndryshme noteriale, prokura përfaqësimi etj.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH