Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Po ashtu, mandati i është dhënë zyrtarisht dhe Emirjano Sakos në Bashkinë e Durrësit, Pjerin Ndreut në Lezhë si dhe Sotiraq Filos në Korçë.
Kujtojmë se këto bashki u fituan nga Partia Socialiste në zgjedhjet e 14 majit.