Aktualitet

Kosova shënon rënie të numrit të infektimeve me COVID-19

Shkruar nga Liberale
Kosova shënon rënie të numrit të infektimeve me COVID-19

Kosova ka regjistruar rënie të rasteve të reja këtë të dielë nga COVID-19, por  viktimat janë rritur.

97 të infektuar ka patur së fundmi, teksa 5 pacientë humbën jetën. Këto viktima ishin në Klinë, Prishtinë, Prizren, Skënderaj dhe Vushtrri.

Lajmi i mirë është se numri i pacientëve të shëruar vijon të mbetet më i lartë, pasi 291 pacientë kanë fituar betejën me COVID-19.

 

NJOFTIMI NGA IKSHPK

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.112 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 97 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 1 rast (52 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Skënderaj 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (51 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.442 raste nga 554.182 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.208 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 291 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.675 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.559.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 30 raste, Ferizaj 9 raste, Podujevë 9 raste, Pejë 7 raste, Deçan 6 raste, Gjakovë 6 raste, Istog 6 raste, Drenas 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Gjilan 3 raste, Prizren 3 raste, Lipjan 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat: Kamenicë, Rahovec dhe Viti.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH