Globi

Kosova hap baret dhe restorantet, rinis mësimi në klasa

Shkruar nga Liberale
Kosova hap baret dhe restorantet, rinis mësimi në klasa

Kosova lehtëson masat kundër koronavirusit, më pak se dy javë pas vendosjes së tyre, me qëllim frenimin e infektimeve.

Më vendim të qeverisë, që nis të zbatohet nga kjo e hënë, kufizimi i lëvizjeve do të nisë nga ora 22 e 30 e mbrëmjes dhe insiticionet arsimore publike e private të gjitha niveleve do të zhvillojnë mësimin me prani fizike.

Do të rihapin gjithashtu edhe baret, restorantet dhe qendrat tregtare, por duke respektuar masat anticovid. Sa i përket ardhjeve nga jashtë, do të vijojë të jetë në fuqi masa që detyron udhëtarët nga shtetet me rrezikshmeri të lartë të paraqesin testin për koronavirusin.

Qeveria e Kosovës pati marrë vendim për atë që është konsideruar mbyllje e pjesshme nga data 7 deri më 18 të këtij muaji. Masat kishin për qëllim luftimin e pandemisë, pas rritjes së numrit të të infektuarve nga muaji mars.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i OBSH. Vendi ka thënë se do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH