Në një intervistë, Arben Laze, presidenti i klubit të futbollit Elbasan shprehet se nuk ka asnjë lidhje me sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar në Brazil e paketuar me logon e klubit që ai drejton. Ai deklaron se po konsultohet me avokatët për të bërë një padi për prishje imazhi të ekipit të Elbasanit.
“E ndoqa me vëmendje të gjithë ngjarjen dhe më ka ardhur shumë keq që stema e klubit të jetë aty ku nuk e meritonte, më vjen keq të keqpërdoret imazhi i klubit që unë e kam krijuar vetë dhe kam krijuar dhe e kam fantazuar që nga momenti që unë kam ardhur këtu. Klubi nuk ka lidhje me asnjë lloj lidhje, kushto mund ta keqpërdorë atë stemë, kanë keqpërdorur figurën e CR7, Messit. Do pyes avokatit për të ngritur padi për prishje të imazhit. S’e besoj që ka lidhje me problemet e mia. Më vjen mirë që klubi paska emër edhe në Brazil”, u shpreh Laze.
Ditën e djeshme u sekuestruan në Brazil një sasi rekord kokaine, 617 kg e pastër, ndërsa destinacion dyshohet se ishte pikërisht Shqipëria, pasi në pakot e drogës që ishin futur në një kabinë të dyfishtë të një kamioni ishte shkruar “K.F. Elbasani”, stema e ekipit të futbollit të këtij qyteti.
Vlera e kokainës në tregu europian me pakice arrin në 60 milionë dollarë. Operacioni është zhvilluar në Gefron të Brazilit, ku policia arrestoi edhe katër persona. Mes të arrestuarve është edhe një grua./ Report Tv
LEXO EDHE: