Në episodin e parë të sezonit të ri të reality show-t ‘The Kardashians’, Kim Kardashian ka folur pikërisht për ish-burrin e saj, Kanye West.
Personazhi i njohur televiziv duket se është i shqetësuar se veprimet e ish-bashkëshortit do të kenë pasoja direkte për fëmijët e tyre.
“Të gjitha gjërat që ai bën, të cilat nuk di si t'i quaj, një ditë do t'u shkaktojnë kaq shumë dëm fëmijëve të mi. Shumë më tepër se sa kaseta ime e seksit do t’i lëndojë”, ka thënë karakteristike ai.
Ndonëse deri më tani ajo i shmangej të folurit publikisht për reperin, për të mbrojtur imazhin e tij, gjithçka tregon se ajo tashmë i ka arritur “kufijtë”.
“Më duhet të ulem këtu dhe të mos them kurrë asgjë, sepse e di që një ditë fëmijët do ta vlerësojnë këtë. Përballë tyre do ta mbështes deri në fund. Një ditë, kur ata t'i shohin gjërat vetë, unë do t'iu përgjigjem çfarë të duan, por kjo është e tepërt për mua", shpjegoi ajo.
Së fundi ajo shtoi me lot në sy: “Nuk dua të jem pjesë e kësaj historie dhe po mendoj kur do të përfundojë? Është gjithmonë kaq intensive. Unë kurrë nuk do të kem një grindje publike me të. Unë jam e mbërthyer me të për pjesën tjetër të jetës sime”.