Globi

KFOR-i ka nisur hetim për videon ku shihen ushtarët duke blerë drogë

Shkruar nga Liberale
KFOR-i ka nisur hetim për videon ku shihen ushtarët duke blerë

Misioni Paqeruajtës i NATO-së në Kosovë (KFOR) ka nisur një hetim për të vërtetuar faktet e një videoje të publikuar në media, përmes së cilës pretendohet se ushtarë të KFOR-it blejnë drogë, saktësisht kokainë.

Në videon e publikuar nga “Syri.net”, një shpërndarës droge që punon me ushtarët e KFOR-it ka arritur të dokumentojë gjithçka përmes pamjeve.Misioni Paqeruajtës i NATO-së në Kosovë (KFOR) ka nisur një hetim për të vërtetuar faktet e një videoje të publikuar në media, përmes së cilës pretendohet se ushtarë të KFOR-it blejnë drogë, saktësisht kokainë.

Sipas videos, shpërndarësi e takon disa herë ushtarin armen te baza e KFOR-it pranë Aeroportit të Prishtinës, i cili i jep naftë, xhaketa ushtarake, ushqime dhe ujë në këmbim të kokainës.

Në një përgjigje për Telegrafin, KFOR-i ka thënë se për raportimet e mediave në fjalë, KFOR-i ka nisur një hetim për të vërtetuar faktet.

“NATO-ja e mban të gjithë personelin e saj me standardet më të larta profesionale dhe etike dhe respekti për sundimin e ligjit është parësor”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.Më tej thuhet se “KFOR-i vazhdon të zbatojë plotësisht dhe në mënyrë të paanshme misionin e tij për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH