Aktualitet

Këshilltari i PD- fëmijëve: Mos u mësoni me maskë e me distancë

Shkruar nga Liberale
Këshilltari i PD- fëmijëve: Mos u mësoni me maskë e me

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Dritan Shano, ka drejtuar një mesazh gjithë fëmijëve që fillojnë për herë të parë shkollën, duke prekur disa nga problemet që ka arsimi sot në Shqipëri. Një prej tyre është edhe fakti se diplomat e shkollave shqiptare nuk njihen jashtë Shqipërisë.

Shano këshillon fëmijët që kur të shkojnë në shtëpi t’u bëjnë namin prindërve për faktin që vazhdojnë të votojnë ‘idiotët që na qeverisin’ dhe që të kërkojnë një shkollë të vlefshme, në mënyrë që mos cohet kot mundi dhe paratë.

Kalamaja, po shkoni në shkollë ë?

Të dashur fëmijë që sot po filloni shkollën për herë të parë këtu në Shqipëri!

Sot ju kanë hutuar krejt me maskat dhe me distancën? Mos i kushtoni rëndësi, do kalojë. Dhe mos u mësoni me maskë e me distancë.

Hë për hë nuk kemi çtë bëjmë se pandemistët i kemi në qeveri, jo vetëm në Shqipëri.

Juve sot jeni veshur e pispillosur për të filluar një shkollë, por kjo shkollë nuk njihet si e vlefshme nga asnjë shtet tjetër i botës !!! Dhe ju thonë: Suksese! Suksese për ça ?

Prandaj, kur të ktheheni në shtëpi, bëjini namin babit dhe mamit që vazhdojnë të votojnë për idiotët që na qeverisin !!!

Ulërini, përplasni këmbët dhe thojini atyre që doni një shkollë që njihet si e vlefshme në gjithë botën !!!

Synimi juaj duhet të jetë që të kemi një shkollë që njihet si vlefshme njësoj kudo në botë !!! Ky është sukses !!!

Përndryshe, po harxhoni kohën dhe paret e shpisë kotnasikoti!”, përmbyll Shano.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH