Vajza e këngëtares së njohur Albërie Hadërgjonaj, Anxhelina, jeton që prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga postimet në rrjetet sociale vihet re në rrethin e saj shoqëror ka edhe milioneren e famshme, Kylie Jenner.
Në fakt shoku i saj i ngushtë Ariel, njëkohësisht edhe shoku dhe make-up artisti i Kylie-t shpesh ka bërë që bukuroshja shqiptare dhe Jenner të daliin në vende dhe festa të njëjta.
Së fundmi ka qenë Ariel ai që ka bërë që Kylie dhe Anxhelina të pozojnë së bashku. Make-up artisti i njohur ka postuar në Instagramin e tij një foto ku duket në njërin krah Anxhelina dhe një krahin tjetër Kylie.
Kjo foto më pas është postuar edhe nga vetë pronarja e “Kylie Cosmetics” në Instastory-n e saj.