Janë zbardhur disa nga propozimet për president të deputetëve të Partisë Demokratike, gjatë mbledhjes që po zhvillohet në selinë blu.
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ka propozuar emrin e Leonard Demit si kandidat për President, i cili ka qenë deputet i Partisë Demokratike nga viti 2005 deri në 2009.
Ai ishte gjithashtu ambasador i Shqipërisë në NATO gjatë kohës së qeverisjes së Ramës.
Deputeti i qarkut të Kukësit, Flamur Hoxha ka propozuar emrin e Arben Çejkut, ish-ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.
Sakaq, deputeti i Korçës, Bledjon Nallbati ka propozuar për kandidat për President, emrin e ish-ministrit të brendshëm, Dritan Demirajn.