Aktualitet

“Ka mbushur 14 dhëmbë e dhëmballë", publikohet kartela e 3-vjeçarit, babai: Klinika mori 700 mijë lekë

Shkruar nga Liberale

Detaje të reja dalin në dritë për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në një klinikë në Tiranë. Siç deklarojnë familjarët, por edhe nga vetë kartela mjekësore, duket se dentistja Ina Xhaxho, ka planifikuar ndërhyrjen në 14 dhëmbë e dhëballë, të gjitha në pjesën e sipërme të nofullës dhe 4 dhëmballë në pjesën e poshtme të nofullës.

Babai i të miturit ka përsëritur akuzën se komplikacioni ka ardhur nga doza e lartë e narkozës, e cila i ka shkatërruar organet jetësore, si veshkat dhe mëlçia.

“Gjendja sa ka vajt ka qenë shumë e rënduar. Pjesën e zemrës unë do ta nxjerr letrën prapë. Unë si prind, nëse ai do kishte probleme, duke biseduar me doktorët atje s’do e çoja fare. Është një fëmijë 3-vjeçar. T'i bësh 14 dhëmbë, nuk i bëj unë. Pjesën e lekëve nuk e ka përmend asnjë njeri. Kartela e dentistes, ka nxjerrë 14 dhëmbë mbushje. Ka marrë 700 mijë lekë për mbushjen. Nga anestezia i ishin dëmtuar të gjitha organet, mëlçia veshkat, të gjitha”, tha babai për Report Tv.

Deklaratave të mjekut se djali doli mirë nga klinika, Bledar Spahiu thotë se përmes kamerave të bizneseve rreth e rrotull klinikës mund të vërtetohet se djali ka dalë në gjendje të rëndë dhe sipas tij i kanë rënë disa herë në telefon mjekut, por ai nuk është përgjigjur.

"Ka marrë 700 mijë lek për mbushje. E ka atje me kamera, sekuestrimi i kamerave nga policia", thotë ai.

[caption id="attachment_1387892" align="alignnone" width="899"] Kartela e 3-vjeçarit[/caption]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH