Aktualitet

Integrimi/ Kryenegociatori me BE: Ekipi im avokati më i mirë i vendit

Shkruar nga Liberale
Integrimi/ Kryenegociatori me BE: Ekipi im avokati më i mirë i vendit

Kryenegociatori për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian,  Zef Mazi tha sot se detyra që i është dhënë ka përgjegjësi të mëdha, më së pari për vendin, ndërsa u shpreh se ekipi që do të zgjedhë do të jetë avokat i integrimit të Shqipërisë në hapësirën europiane.

“Detyra si kryenegociator është një detyrë e përgjegjësi e madhe për mua. Detyra që kemi përpara është e vështirë dhe komplekse. Në Ministrinë e Jashtme ka një bërthamë të disa diplomatëve, të cilët janë aty akoma, edhe pse qeveritë kanë ndryshuar. Doja të falënderoj kryeministrin për detyrën e ngarkuar. Do të funksionoj si avokati më i mirë i Shqipërisë, do të kem raporte shumë të mira me BE. Duhet të gjejmë rrugët për të plotësuar kushtet për integrim.

Kaq shumë rëndësi që ekipi të funksionojë në mënyrë harmomike. Kjo është garë e gjatë, por qëllimi është i njëjtë për të gjithë shqiptarët. Unë do flas me tqë gjithë faktorët politikë në vend, sepse integrimi ka nevojë për partitë, për zërat e shoqërisë civile. Po punohet për Akademi për Integrimin në vendin tonë. Ekipi i kryenegociatorit do të ketë 3-4 persona. Vakancat do të bëhen publike që t’i jepet mundësia çdokujt që mendon se ka aftësi të aplikojë. Do kemi mundësi që të zgjedhim më të kualifikuarit”, tha Mazi në deklaratën për media. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH