Aktualitet

Iljazaj: Vota e emigrantëve, jo e barazvlefshme me të qytetarëve këtu

Shkruar nga Liberale
Iljazaj: Vota e emigrantëve, jo e barazvlefshme me të qytetarëve

Analisti Ervis Iljazaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për votën e emigrantëve, tha se pikërisht emigrantët nuk mund ta kenë votën të barazvlefshme me qytetarët e Shqipërisë.

Iljazaj tha se emigrantët nuk paguajnë taksa si qytetarët që jetojnë ne vend, kurse shtoi se edhe në vendet e Europës Perëndimore, vota e tyre nuk është e baraz-vlefshme me atë të atyre që jetojnë në vend.

"Që të më ndikojnë jetën time njerëz që kanë 20 vjet që jetojnë jashtë, mua nuk më duket e drejtë. Gjykoj se vota e emigrantëve nuk mund të jetë njësoj me votën e qytetarëve që jetojnë këtu. Nuk ka në Europë ndonjë vend që vota e emigrantëve të jetë e barabartë me atë të vendasve, që jetojnë në vend", u shpreh Iljazaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH