Aktualitet

Igli Cara reagon pasi humbi zgjedhjet në Durrës: Vullneti i qytetarëve mund të kushtëzohet dhe të tjetërsohet

Shkruar nga Liberale
Igli Cara reagon pasi humbi zgjedhjet në Durrës: Vullneti i

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve në Durrës.

Ai shkruan në Facebook se, është "mirënjohës ndaj çdo bashkëqytetari që më mbështeti përgjatë këtij rrugëtimi, duke më votëbesuar në këto zgjedhje".

"Mirënjohës ndaj çdo bashkëqytetari që më mbështeti përgjatë këtij rrugëtimi, duke më votëbesuar në këto zgjedhje! Falenderues ndaj çdo demokrati, opozitari, mbështetësi, që u bënë pjesë e procesit të votimit dhe numërimit, duke tejkaluar vështirësitë dhe duke qenë aty, për t’i dhënë vlerë çdo vote!

Një rezultat i ndikuar nga shumë faktorë, i cili tregoi se vullneti i qytetarëve mund të kushtëzohet, të kontrollohet dhe të tjetërsohet, në emër të zhvillimit, për të përqendruar pushtetin në një dorë të vetme, që shpërdoron dhe grabit ditën për diell, pasuritë kombëtare dhe fondet publike. Durrësi mbetet familja jonë e madhe, që na bën bashkë, ku unë do të vazhdoj, si çdo ditë, të shikoj miqtë, kolegët, qytetarët në sy, duke u shtrënguar duart, sepse lidhja me këtë qytet dhe ndershmëria, për mua mbeten zgjedhje pa kompromis. Faleminderit me zemër! #IgliCara", shkruan ai në rrjetet sociale.

Kujtojmë se, Igli Cara nuk arriti që të fitonte zgjedhjet përballë socialistes Emirjana Sako.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH