Aktualitet

I moshuari pëson infarkt në bregdetin e Vlorës, i vjen në ndihmë si mjek kryebashkiaku Leli

Shkruar nga Liberale

Një i moshuari ka pësuar parainfarkt, teksa ishte duke pushuar në bregdetin e Vlorës.

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, e cili ndodhej në të njëjtin vend në atë moment teksa po inspektonte një mjet për pastrimin e plazhit, i ka shkuar duke i dhënë ndihmën e parë.

Kryetari i bashkisë së Vlorës ka bërë detyrën e tij, si mjek, teksa ka qenë në detyrën e kryebashkiakut në zonën e Lungomares, kur ka parë që shumë qytetarë janë afruar për ta ndihmuar të moshuarin.

“Panorama.al” bëri publik edhe momentin kur Leli shkoi me nxitim për të shpëtuar qytetarin.

Pas asistencës se parë mjekësore nga Leli, qytetari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH