Presidenti rus Vladimir Putin ka sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me luftën në Ukrainë dhe tensionet në Azi.
Lideri 69-vjeçar ka thënë në Konferencën e Sigurisë në Moskë se Uashingtoni po përpiqet të zgjasë luftën dhe të nxisë konflikte në pjesë të tjera të botës.
“Sikurse e dimë, Amerika së fundmi vullnetarisht i ka hedhur benzinë zjarrit dhe ka tronditur situatën në Azinë e Paqësorit”, tha Putin.
Fjalimi i tij vjen pas një vizite të një delegacioni amerikan ditën e hënë në Parlamentin e Tajvanit, ku shprehën mbështetje për vetëqeverisjen e ishullit.
“Gjithashtu po shohim se Perëndimi po përpiqet të zgjerojë sistemin e tij në rajonin e Azisë së Paqësorit, ngjashëm me NATO-n në Evropë. Për këtë qëllim po formohen aleanca agresive si AUKUS dhe të tjera”, u shpreh presidenti rus.