Një grua pas ndalimit nga policia përfundoi në arrest shtëpiak me akuzën e zhvatjes, përndjekjes dhe shpërndarjes së materialeve pornografike për një të mitur.
Ajo u arrestua në mesjavë nga policia, të cilët nisën hetimet pas denoncimit të bërë nga një 50-vjeçar.
Një bashkëqytetar me të cilin e dyshuara, 45 vjeçe, kishte pasur lidhje jashtëmartesore në Fondi, Itali, ka rënë pre e presioneve dhe shantazheve prej saj.
Ai e ka gjetur veten para kërkesave të vazhdueshme për para, për dhjetëra mijëra euro.
Sipas rikonstruksioneve, gruaja e kërcënonte se nëse nuk arrinin paratë që ajo pretendonte në portofolin e saj, do të bënte publike historinë mes tyre. Jo vetëm kaq. Burri pretendon se ka qenë viktimë e akteve të tjera të përndjekjes, dhe se ndër të tjera, i tha policisë se 45-vjeçarja i ka dërguar një regjistrim audio me përmbajtje pornografike vajzës 16-vjeçare. Kjo e fundit ia ka treguar gruas së tij, çka e ka futur në telashe të mëdha 50-vjeçarin.
Seanca e parë e gjyqit u zhvillua të premten para gjyqtarit të Gjykatës së Latinës, Giorgia Castriota. 45-vjeçarja, e ndihmuar nga avokati Luca Velletri, ka paraqitur një dokumentacion të konsiderueshëm dhe është mbrojtur duke pretenduar se në fakt ishte viktima e vërtetë e kërcënimeve dhe përndjekjeve nga burri me të cilin ka pasur lidhje jashmartesore.
Ajo është lënë në arrest shtëpiak, derisa në mbyllje të hetimeve.
Lajmi është bërë publik nga mediat italiane. /Liberale.al/