Kryeministri Edi Rama vizitoi sot familjen e Fatmir Gjanës në Durrës, që përjetuan tmerrin e tërmetit të 26 nëntorit dhe ku humbi jetën zonja e shtëpisë, Xhuljeta Gjanës, 60 vjeçe.
Fatmir Gjana qëndroi plot 24 orë nën rrënoja, por fati e deshi që të dilte i gjallë prej aty, ndërsa bashkëshortja e tij nuk ia doli dot.
Mes dhimbjes ai tregoi përjetimet e natës kur tërmeti tragjik goditi vendin dhe la pas 51 viktima.
"Ne ishim në krevat kur ra tërmeti, sa u ngrita unë, arrita deri te dera e dhomës dhe e pashë veten që mezi merrja frymë. Kurse gruaja ime u nis drejt e te dera e jashtme, aty pastaj mbaroi çdo gjë. Unë nuk dija asgjë, kur dola pyeta Luanin, por më tha që është nxjerrë një grua. Mua më kapi m’u te kuadrati i derës, kurse ajo doli", tregoi Fatmiri. /Gazeta Liberale