Kryesore

Hoti: Njohje reciproke me Serbinë, ose s’ka marrëveshje

               Publikuar në : 20:00 - 21/10/20 liberale

Qeveria e Kosovës mban qëndrim të prerë për dialogun me Serbinë. Në një interperlancë në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti është shprehur se dialogu ose do të mbyllet me njohje reciproke, ose nuk do të ketë marëveshje, teksa ka paralajmëruar kthimin e reciprocitetit të plotë.

Ky dialog është vetëm për marrëveshjen finale me njohje reciproke. Ky dialog është çështje muajsh, nuk kam iluzione për këtë. Nuk e di a do të përmbyllet me njohje reciproke, nuk e di a do të përfundojë me njohje, do të doja të përmbyllet me njohje, por e di që do t’i vijë fundi për disa muaj dhe do të sjellim një marrëveshje për njohje reciproke në këtë kuvend, ose do të konstatojmë së bashku me partnerët se nuk mund të arrihet kjo marrëveshje. Ju garantojë se kthehemi te vendosja e reciprociteti të plotë në çdo aspekt me Serbinë”, u shpreh Hoti.

Në interpelancë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti mbrojti vendimin për të ndaluar aplikimet në organizatat ndërkombëtare për një vit, pikë e cila ishte në marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se puna përgatitore vazhdon.

Ai tha se kjo periudhë jep mundësinë Kosovës dhe Serbisë të arrijnë marrëveshjen përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve. Më herët, gjatë një konference për shtyp, shefi i qeverisë sqaroi njëherë e mirë çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, të cilën e konsideroi të mbyllur.

 

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back